×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i Policisë

    Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dëmtohet një veturë

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 9:52

    Disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok.

    Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një veturë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    Po ashtu, në raport thuhet që rasti vazhdon nën hetime.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!