×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Korrupsioni është çështje sistemi, e jo çështje njerëzish të mirë e të këqinj

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 16:15
    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

    Korrupsioni nuk është çështje njerëzish të mirë apo të këqinj, por është çështje sistemi, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në një ligjëratë të mbajtur në Beograd, Hill gjithashtu tha se korrupsioni nuk është vetëm çështje e këtij rajoni, por çështje anembanë botës.

    “Korrupsioni gjithherë ka të bëjë me sistemin, dhe jo me njerëz të mirë apo të këqinj. Mos mendoni se kjo çështje është e lidhur vetëm me Ballkanin Perëndimor, ka shumë sfida edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur jemi te korrupsioni. Po të kishte pasur një Olimpiadë për korrupsion shumë e vendi do të kishte marrë pjesë”, tha ambasadori amoerikan,

    Gjithashtu Christopher Hill tha se jo vetëm inteligjenca dhe aftësia ndajnë punëtorët e mirë me të këqinjtë, “por ndjeshmëria ndaj qytetarit”.

    “Të punosh në administartë publike do të thotë të angazhohesh në një spektrum aftësisht për të kuptuar njerëzit dhe të kontribuosh në bërjen më të mirë të gjërave për të tjerët”, raporton gazeta online Reporteir.net.

    “Njerëzit që punojnë në qeverisje, dhe unë kam punuar për shumë vite, vuajnë shumë kritika sepse aplikojnë ligjet në mënyrë të drejtë dhe der. Sepse nga pikëpamja qytetase, ne punojnmë për ta, për mënyrën siç u shërben. Sidoqoftë, detyra juaj është të siguroheni që çdo qytetar të shohë se ju jeni fer dhe se jepni më të mirën tuaj”, vazhdoi Christopher Hill./Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!