×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Hill për Thaçin: Nuk e besoj se është përfshirë në vepra të paligjshme

    Reporteri
    18 Shtator 2026 | 17:51

    Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Hill e vlerësoi lartë figurën e ish-presidnetit të Kosovës Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.

    Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

    “Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!