×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan në Beograd

    Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 21:47

    Shtetet e Bashkuara të Amerikëës janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën. 

    Kështu tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

    Në intervistë ai foli edhe për zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet lokale të 2 qershorit, të cilat sipas tij, rrodhën më mirë sesa zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtim thelbësor meqë Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërsa Shtetet e Bashkuara e njohin.

    “Nuk mund të flasë për politikën perëndimore ndaj Kosovës. Mund të flasë për politikën tonë me Serbinë dhe bashkëpunimin në këto çështje. Ne e kemi inkurajuar Serbinë të mbetet e angazhuar në procesin e Brukselit dhe ajo e ka bërë këtë dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë duke paraqitur idetë e tyre për zgjidhjen e çështjeve, qoftë ajo e Bankës Postale të Kursimeve, apo çështje të tilla. Pra, ne kemi një dialog shumë të mirë me qeverinë serbe. Kjo është çështje e vështirë sepse siç e dini Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtim thelbësor meqë Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërsa Shtetet e Bashkuara e njohin. Por, brenda kuadrit të këtij mospajtimi, kemi bashkëpunim shumë të mirë për këtë çështje dhe do ta vazhdojmë atë.

    Hill u pyet edhe se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia për të rifilluar dialogun dhe për të ecur përpara në procesin e normalizimit.

    “Sërish do të flasë për atë çfarë duhet të bëjë Serbia. Ne e çmojmë faktin që kemi qenë në kontakt të ngushtë, e kuptojmë se çfarë përpiqet të bëjë, cilat janë shqetësimet dhe gjërat në të cilat mendon se mund të bëhet përparim. Për të gjithë ne, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është me rëndësi të mbështesim përpjekjet e ambasadorit Miroslav Lajçak, sepse është e vetmja rrugë që këto çështje që kanë rrënjë të thella në histori të zgjidhen.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!