×
  • Lajme
  • Lajme

    Hillary Clinton me video-mesazh: Nuk munda të vijë në Kosovë për të festuar me ju, por jeni në mendimet e mija

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 18:46

    Gjatë shënimit të Konferencës së Sigurisë në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës është shfaqur një video në të cilën Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka uruar kosovarët për ditën e çlirimit, por ka thënë se nuk ka mundur të jetë prezent në festimin e lirisë.


    “Unë nuk jam në gjendje që të jem me juve në festimin e përfundimit të këtij konflikti, por ju përkujtoj se jeni në mendimet e mija dhe iu dërgoj shumë përqafime. Dua që të merrni kohën e nevojshme për të përkujtuar të dashurit e juaj dhe për të përkujtuar të drejtën drejt anëtarësimit të BE-së. Mbani mend se shumë miq të juaj po ju mbajnë në zemrat e tyre dhe iu mbështesin në kauzat e juaja”, deklaroi Clinton, shkruan Reporteri.net.

    Ish-sekretarja e shtetit ka falënderuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për lidershipin e saj, ndërsa pohoi se asnjëherë nuk do ta harroi vizitën në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonisë.

    https://www.youtube.com/watch?v=Yl8-PYFxW-I

    “Unë asnjëherë nuk do ta harroj vizitën në kampin e refugjatëve në kufirin maqedonas gjatë kampanjës së NATO-s. Ne mirëpresim atë që Kosova na dhuroi, mikpritjen e atëhershme në Kosovë dhe super-takimet që kam pasur. Sërish sot kjo dëshmon edhe njëherë afirmitetin dhe sjelljen e ndërsjellët, por edhe shpreh humanitetin tonë të përbashkët. Por gjithashtu do të thotë nevojën për liri”, deklaroi Hillary.

    Ajo më tej tha se vizitat dhe shënimi i sotëm janë përkujtim, por edhe shënim i paqes për të ardhmen e ndritshme që qytetarët Kosovës.

    Kujtojmë se Reporteri.net raportoi të dielën se në Kosovë për ditën e çlirimit të 20 vjetorit ka pasur të vije edhe Hillary Clinton por e anuloi pjesëmarrjes për shkak se i ndërroi jetë vëllau i saj.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!