Janë hequr shiritat e policisë në pjesën ku po dyshohej për bombë, derisa është lëshuar për qarkullim edhe rruga për Fushë-Kosovë.
Vetura e personit që u arrestua afër AKI-së është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI-së.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për Gazetën Online “Reporteri.net”.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.