×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Hiqen tabelat në çirilicë në veri, vendosen ato në gjuhën shqipe dhe serbe

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 11:44

    Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka filluar sot vendosjen e tabelave të komunikacionit me emrat e vendeve në veri të Kosovës.

    Në to, emrat e vendeve janë të shkruara në dy gjuhë – fillimisht në shqip, pastaj në serbisht, përcjell Reporteri.net.

    Policia e Kosovës siguron këto ekipe që lëvizin nga Rudari në Jarinje, duke hequr tabelat ekzistuese me shkrime në çirilicë.

    Përveç punëtorëve me kostume të verdha që po i rregullojnë këto tabela, shihet një xhip policie dhe një automjet civil që i ndjek nga vendi në vend./Kossev/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!