Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për dhe 2 abstenime kanë miratuar rezolutë për ndalimin e monopolit në homologim.
Sipas kësaj rezolutës ndër të tjera kërkohet ndërprerja e udhëzimit administrativ të vitit 2018 për homologimin e automjeteve, dhe që brenda gjashtë muajve prej miratimit të kësaj rezolute të liberalizohet tregu i homologimit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, prezantoi pikat e rezolutës.
“1. Të shfuqizohet udhëzimi administrativ
2. Të filloj plotësimi dhe ndryshimi i projektligjit për automjete
3. Në afat prej 2 muajve të miratohet udhëzimi i ri administrativ
4. Në afat prej 6 muajve të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve”.
Me këtë rast, deputeti Nait Hasani tha se me rezoluta nuk po arrihet asgjë, prandaj Kuvendi duhet të marrë vendim për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.
Harmonizimin e kësaj rezolute deputetët e bënë gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e në të cilën u diskutua për situatën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegj e Bujanovc.