×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Hiqet një kafiteri ilegale në Mitrovicë të Veriut: Do të largohet çdo pengesë që cënon lëvizjen e lirë

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 10:36

    Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se ka hequr një kafiteri në këtë komunë e cila ishte e vendosur në hapësirë publike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, kafiteria në fjalë ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht.

    Njoftimi:

    Vazhdon lirimi i hapësirave publike.

    Komuna e Mitrovicës Veriore po zbaton iniciativën për lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi, duke ofruar ato për shfrytëzim të qytetarëve.

    Hapësirat publike janë për shfrytëzim për qytetarët dhe për këtë edhe po vazhdon lirimi i tyre duke larguar çdo pengesë që cenon lëvizjen e lirë.

    Sot ka përfunduar puna për largimin e kafiterisë e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht dhe pa u ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.

    Edhe në ditët dhe javët në vijim do të ketë vazhdim të angazhimit komunal deri në lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët.
    Ftojmë afaristët të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave publike, aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

    Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin me qeverisjen lokale dhe njëherit inkurajojmë që për çdo parregullësi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!