×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e padëgjuar: Policia shqiptare kishte arrestuar Haradinajn, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 22:42

    Një histori të padëgjuar dhe aspak të hijshme për policinë shqiptare ka treguar Rafet Rama, i plagosur në ditën kur, para dy dekadash, u vra Luan Haradinaj.


    Rama duke treguar historinë e asaj nate të 6 majit 1997 kur një grup luftetarësh kosovarë në krye me Luan Haradinajn, po hynin nga Shqipëria në Kosovë, ka nxjerë në dritë një ngjarje që pak kush e ka ditur deri tash.

    Si mysafir në Frontal të T7, Rama ka traguar se pas vrasjes së Luanit, grupi i luftetarëve janë kthyer sërish në territorin e Shqipërisë por në atë rast janë arrestuar nga policia shqiptare.

    Për më tepër organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas arrestimit t’i dorëzojnë tek policia serbe. Mirëpo, siç ka rrëfyer Rama, kanë qenë banorët e fshatrave ata që nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut.

    “Është e dhimbshme, po të mos ishin fshatarët në atë kohë, Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën, pushteti i asaj kohe kishte vendosur t’i kthente në Kosovë. Ky është realiteti”, ka thënë Rama.

    Megjithatë banorët e fshatrave përreth kanë rrethuar komisariatin dhe kanë pamundësuar planin e policisë shqiptare.

    “Popullata është çuar edhe e kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe atëherë i kanë liruar, kanë lejuar edhe ta varrosin Luanin dhe kanë ardhur të më shohin mua në spital”, ka thënë Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!