×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e të riut të verbër: I ka 3 diploma, por është i papunë

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 22:30

    Papunësia e madhe, veçmas e të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet kyçe të vendin tonë. Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexha ka prezantuar sot  një histori të rrallë të një njeriu i cili është me aftësi të kufizuara,  por në realitet i ka tri diploma universitare. Fatkeqësisht Betim Bregovina është i papunë.


    Rexha ka thënë se i riu Betim Bregovina ndonëse është i verbër, i ka tri diploma. Por sipas tij, Bregovina është i papunë.

    Rexha ka theksuar se  i riu edhe pse i lodhur nga trajtimi i shoqërisë nuk e ka humbur besimin, optimizmin e forcën.

    “Ky zotëri është Betim Bregovina. Eshte person me aftesi te kufizuara – nuk sheh! Por ai i ka dy diploma baçellor, nje ne psikologji e nje ne pedagogji, si dhe nje master ne psikologji dhe se shpejti edhe nje master ne pedagogji. Por ai, sikurse edhe kolegët e koleget e tij nga Shoqata e Pavarur e te Verberve – eshte i PAPUNE tash disa vjet.”, ka shkruar Rexha në Facebook.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!