×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia emocionuese e botimit në media të fotos ikonike të Adem Jasharit, e tregon ish-reporteri i luftës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 19:20

    Reporteri Besnik Kada ka sjellë historinë që fshihet prapa fotografisë së komandantit legjendar Adem Jashari e cila atë kohë pushtoi ballinat e mediave.


    Fotoja së pari ishte botuar në revistën “KOHA” për t’u shpërndarë pastaj me të madhe në mbarë trojet shqiptare.

    Ky është rrëfimi i tij: 

    Historia e fotografisè se Komandantit Adem Jashari qè pushtoj ballinat e Revistès KOHA nè Tiranè dhe u gjend nè duart e çdo shqiptari!

    Nè pranverèn e 98-tès, pas rènies sè Komandantit Legjendar Adem Jashari ,kriza e luftimeve ishte pèrshkallèzuar nè gjithè Kosovèn,me theks tè veçant nè Drenicè dhe Dukagjin! Né kèto kohè Tropoja ishte mbipopulluar nga vullnetarè qè po vinin nè luftè nga anèmbanè botès dhe nga mijèra tè zhvendosur nga rajoni i Deçanit me rrethinè, tè cilèt ishin larguar nga luftimet e rrepta qè po zhvilloheshin , duke kaluar Alpet shqiptare e duke u strehu tek vellezèrit e gjakut tè vet nè Shipni! Unè si reporter i programit satelitor redaksia e Kosovès,tashmè ndodhesha nè terren , çdo ditè zhvillonim filma fotografik nè nje studio nè Bajram Curr, fotot i nisnim pèr nè Tiranè,nè TVSH dhe nè Ministri tè Informatave e tè Mbrojtjés tè Republikès sè Kosoves! Duke pritur nè radhe pèr tè zhvilluar njè film aparati ,para meje njè burrè , dukej intelektual dhe me njè kulturè tè veçant, po zhvillonte njè negativ filmik tè njè rèndèsie tè veqantè! Unè afèr tij nga kurreshtja qè tè pèrfundon sa mè shpejt qè tè me vinte radha mua, pash fotot qè dilnin nga negativi ishin njerèz ushtarak me armè e uniformè, i thash atij zotèrisè a bèn ti shoh, tha po, janè tè Komandantit Legjendar, èshtè Adem Jashari! Ju drejtova, a bèn burrè kètè foton me pallto krahève tè lèkures tè ma dhurosh njè kopje, tha me dèshirè, sikur nuk me mjaftoj njè kopje i thash po i kopjoj edhe nja 3-4 copè, na e mundèsoj fotografi qè se kishte idenè pèr personazhet, zotnia nga Gjermania qè po zhvillonte fotot e komandantit ishte mik i Familjès sè Komandantit(Nga rajoni i Prizrenit por qè jetonte nè Gjermani dhe kishte lidhje me Bacen Rifat). Nga gèzimi qè kisha diqka tè jashtèzakonshme nè posedim / Unè fotot i mbaja nè xhep nga frika se po mè humbasin dhe tè nesèrmen i tregova mikut tim dhe kolegut nga Tropoja Avni Nezaj, nè atè kohè Avniu ishte angazhuar reporter lufte bashkè me mua pèr TVSH,programin Satelitor Redaksinè e Kosovès, e njihte zonèn vendlindjen dhe levizte lehtè ne terren! Avniut i tregova nè traget duke u kthye pèr Tirane se duhej bèrè tema e kronika. Mè tha a ka njè pèr mua, ja dhurova me qejf qe ta botonte nè Albania, ndèrkohè pas tragetit, rrugès pèr Tiranè, ndaluam pèr tè blerè afèr njè kioske tè improvizuar nè Barbullush tè Shkodrès ku po shiste uji,pije dhe cigare njè fèmijè nuk kishte ishte me shumè se 12 vjeçar , nga e folura ime me Avniu mè dalloj se jam Kosovar, me pyeti pèr UÇK-nè se a kam pas rast ti shof, filluam me qeshur pèr kurreshtjen e tij, vazhdoj me folè dhe ngriti pakèz zèrin, po nuk doli Adem Jashari na nxorri fare serbi !Mè befasoj me kurreshtjen dhe njohuritè e tij. Sa kam qejf me ja pa figurèn,foton si duket Adem Jashari na tha djaloshi i Barbullushit , unè i thash do ta bèjè dhuratè foton e tij, u step,sytè iu shtangèn kur nxora foton, ja dhash, e puthi e u skuq , eu burri i dheut po dhuratè ma tè madhe dhe dèshirè ma tè madhe nuk me ka plotesuar kush, nga rrobat dhe çizmet e kuptova se ti je nga ata ma ktheu !! Adem Jashari na zbardhi fytyrèn dhe na ktheu namin dhe krenarinè krejt shqiptarève na tha Barbullushasi i vogel dhe na uroj rrugè tè mbarè se Furgoni na priste .
    Avniu, foton ja dhuroj pèr botim Enver Bytyçit qè botonte Revistèn KOHA, i cili me botimin kèsaj foto -Poster nè Revistèn me mijèra kopje qè u shpèrnda si rrufeja dhe u ribotua nga kèrkesat e shumta qè tè kishin qytetarèt e Tiranès dhe Shqiperisë për fotografinè e Komandantit Legjendar Adem Jashari !
    Kjo èshtè historia e publikimit te Fotos madhèshtore tè Adem Jasharit nè shtypin e Tiranès.
    Lavdi jetès dhe sakrificès pèr Liri tè Komandantit Legjendar dhe familjès se tij tè Shènjt !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!