Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë organizoi një bashkëbisedim me zonjën Fahrije Hoti, duke i ofruar audiencës greke mundësinë për të njohur historinë e saj frymëzuese të ringritjes pas luftës dhe suksesin e saj në biznes.
Në një ngjarje të mbushur me pyetje nga publiku, znj. Hoti ndau rrugëtimin e saj që ka nisur nga zero pas luftës në Kosovë, kur ajo bashkoi gratë dhe vajzat e Krushës dhe themeloi një nga bizneset më të suksesshme të Kosovës – fabrikën e grave të Krushës.
Ajo tregoi se, pas një të kaluare të dhimbshme, ka arritur të kthehet në një shembull të forcës dhe qëndrueshmërisë, duke u përqendruar në të ardhmen dhe mundësitë që ajo ofron për gratë dhe për të gjithë Kosovën.
Gjatë ngjarjes, ajo foli për rëndësinë e pasurimit të mundësive për gratë dhe ndihmën që biznesi i saj ka ofruar në zhvillimin e komunitetit. Pjesëmarrësit, përfshirë diplomatë, artistë dhe anëtarë të komunitetit grek dhe shqiptar, gjithashtu patën mundësinë të shohin filmin HIVE, i cili i dedikohet jetës dhe punës së palodhshme të zonjës Fahrije Hoti.
Ky bashkëbisedim u mundësua nga bashkëpunimi i Zyrës së Kosovës në Athinë dhe Universitetit Webster në Athinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.