×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet “Hoteli i hallallit, pa alkool dhe pa haram” në Prizren, merr pjesë edhe Zëvendësja e Kurtit

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 16:34

    Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli në Prizren.

    Me siguri për herë të parë në jetën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha po e udhëhiqte ceremoninë e hapjes së një hoteli.

    “O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, tha ai.

    Zëvendëskkryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky investim në Prizren vie nga komuniteti joshumicë, prandaj sipas saj kjo do ta ndihmojë turizmin e këtij qyteti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!