Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Para nisjes Hoti tha se pritjet i ka pozitive nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb tha se do të jetë një takim i vështirë, por se Serbia nuk do të dorëzohet.
Këshilli Shtetëror i Sigurisë i SHBA-ve ka publikuar pamje nga arritja e Hotit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë.
“@predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti just arrived at the White House for today’s #Serbia–#Kosovo talks. The United States is ready to facilitate #EconomicNormalization!” -NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/3GtgOWdlhn
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) September 3, 2020
Ata janë pritur nga i dërguari i Posaqëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve.