×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Asociacioni është punë e kryer, në dialog do të hyjmë vetëm për njohje

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 21:02

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të krijohet në parim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


    Ai thotë se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

    “Përmbajtja e Asociacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

    “Parimet e dialogut janë të qarta. Do të flasim vetëm për njohje. E dyta, nuk të ketë prekje të sovranitetit. Njohja do të vijë në kufijtë aktual. Për këtë jemi dakorduar para ndërkombëtarëve ne dhe pala serbe”, shtoi Hoti në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!