×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: BE-ja është aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 15:40

    Kryeministri Avdullah Hoti, thotë se Bashkimi Evropian mbetet aspirata e Kosovës për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në vendin tonë.


    Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deri në fund të vitit 2027 janë disa orientime, njëri nga ta është plani për mbështetje ekonomike dhe investime për Ballkanin Perëndimor i BE-së ku hyn edhe Kosova për 7 vjetët e ardhshme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në konferencën e nivelit të lartë për klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë ‘’White Book 2020” i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, premtova se do t’i analizojmë me kujdes sugjerimet në këtë libër, këshillat dhe vërejtjet që mund të jenë për sektorë të caktuar, në mënyrë që ministritë dhe agjencitë e ndryshme t’i inkorporojnë këto vërejtje dhe sugjerime në planet e punës për vitin 2021.

    BE-ja për neve mbetet sigurisht aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në Kosovë, kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sociale për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për fuqizimin e konkurrencës dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës.

    Kosova gjatë viti 2020 është ranguar në mesin e 20 vendeve që më së shumti kanë pasur përmirësim në nivel global, sa i përket kushteve për biznes dhe për investime.
    Deri në fund të vitit 2027 janë disa orientime, njëri nga ta është plani për mbështetje ekonomike dhe investime për Ballkanin Perëndimor i BE-së ku hyn edhe Kosova për 7 vjetët e ardhshme.

    Në mars të vitit 2021 do të finalizohet ‘’Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’’, e cila ndihmon institucionet që t’i orientojnë më mirë resurset publike dhe të koordinojmë mbështetjen nga donatorët për dekadën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!