Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, diskutoi zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti informoi Ambasadorin Heldt për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin e saj për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, si rezultat i pandemisë COVID-19, agjendën e reformave evropiane, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.
Kryeministri Hoti falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i dha dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis dy vendeve.
“Qeveria dhe populli i Kosovës janë gjithmonë mirënjohës ndaj shtetit dhe popullit gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës në shtetndërtim, zhvillim ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për avancimin e demokracisë në vend”, tha kryeministri Hoti, duke vlerësuar projektet dhe investimet konkrete të Gjermanisë, të cilat forcojnë ekonominë e Kosovës dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.