Kryeministri Avdullah Hoti ka takuar presidentin Hashim Thaçi për të biseduar rreth zhvillimeve të kësaj jave.
Për t’u takuar me presidentin, kryeministri Hoti lëshoi seancën e Kuvendit që po vazhdon të mbahet, shkruan Reporteri.net.
Ky takim u mbajt pa praninë e mediave, pasi ata nuk u lejuan as pamje të marrin nga takimi, siç ndodhë zakonisht.
Kujtojmë se ky ishte takimi i dytë Thaçi-Hoti brenda një jave, pasi një i tillë kishte ndodhur para disa ditësh.
Ky takim po mbahet dy ditë para se presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti të nisen për Bruksel ku kanë takime, e më pas për Washington ku i pret rinisja e dialogut në Shtëpinëe Bardhë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.