Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, do të mbajnë konferencë për medie në orën 11:00.
Kështu ka bërë të ditur, zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për medie, e cila theksoi se temë e konferencës do të jetë strategjia e imunizimit dhe plani i vaksinimit.
Pas konferencës Hoti, do të vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani, mbajnë konferencë për media për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit”, thekson njoftimi.
Ndryshe, një ditë më parë u bë e ditur se Kosova ka siguruar Kosova 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer.
Ministri Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.