×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Dhuna seksuale gjatë luftës është plagë e rëndë për të gjithë ne

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 10:33

    Kryeministri Avdullah Hoti është duke marrë pjesë në konferencën ‘Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë’.


    Me këtë rast, Hoti deklaroi se Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme për të dëshmuar mbështetjen e përbashkët për këtë pjesë të shoqërisë që për më shumë se 20 vite vazhdon të preokupojë të gjithë vendin, në përjashtim, duke pas parasysh dhimbjen e cila iu shkaktua nga dhuna seksuale e shkaktuar gjatë luftës nga paramilitarët serb.

    “Kjo dhunë është padyshim plagë e rëndë për të gjithë ne dhe shoqërinë e Kosovës e cila ka mbetur ende e patrajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale e meritojnë mbështetjen e plotë, tonën si Qeveri, por edhe të gjithë shoqërisë dhe institucioneve relevante. Ne si shtet dhe shoqëri jemi të përkushtuar për të mbështetjen e viktimave dhe mbi të gjitha për të siguruar drejtësi për ta. Të njëjtit duhet të ndjejnë mbështetjen e shtetit të tyre. Tani kemi vendosur edhe strukturën e nevojshme institucionale për njohjen e statusit të viktimave nga dhuna seksuale gjatë luftës. Gjithashtu kemi ofruar mbështetje edhe në mënyrë buxhetore për të gjitha aktivitetet e parapara nga e komisionit. Jemi të vetëdijshëm që shuma e përcaktuar për statusin e viktimave të luftës është e pamjaftueshme, duke marrë parasysh dhimbjen që kanë kaluar”, tha Hoti.

    Kryeministri falënderoi organizatat vendore dhe të huaja për mbështetjen e këtij procesi të ndjeshëm.

    “E kuptoj që procesi i njohjes së statusit të viktimave ka zgjatur, por uroj për më shumë përkushtim të të gjithë atyre që punojnë në këtë kuadro”, th ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!