×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, pavarësisht zhvillimeve

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 11:38

    Kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se pavarësisht zhvillimeve politike dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.


    Hoti bëri të ditur se janë duke e përgatitur delegacionin që do të përfaqësoj Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin dialogu nuk ka alternativë tjetër. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe nga qeveritë e kaluara. Jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion që do ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë pasi që Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

    Takimi ishte paraparë të zhvillohej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por Thaçi edhe pse ishte nisur për Uashington, ishte kthyer në Prishtinë.

    Edhe kryeminsitri Avdullah Hoti kishte anuluar shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë. Ky i fundit ka paralajmëruar se së shpejti do të caktohet data e re për takimin në Shtëpinë e Bardhë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!