×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Do të angazhohemi për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 18:40

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e tij sot mori dritën jeshile për implementimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, kjo pas miratimit të vendimin për “tejkalim të rregullave fiskale”.


    Hoti ka thënë se ai me ministrat e tij do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës, shkruan Reporteri.

    “Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, ne si Qeveri sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.

    Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.

    Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!