×
  • Lajme
  • Lajme / Ftohja e raporteve

    Hoti: Dy vjet pa mbledhje të përbashkët Kosovë-Shqipëri

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 10:29

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Hoti ka thënë se kjo është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Por Hoti ka pasur edhe kritika për ftohjen e raporteve mes Kosovës e Shqipërisë. Ai ka thënë se ka dy vjet që nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët e të dy qeverive.

    “Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE 🇦🇱🇪🇺

    Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.
    Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve!🇦🇱

    Në anën tjetër, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore”, shkruan Hoti.

    Shqipëria ka hapur dje kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vlerësoi si historik këtë moment. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!