×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e nis ditën me përfaqësuesit e bizneseve, i njofton për përfitimet nga marrëveshja për nxitjen e investimeve

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 9:13

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.


    Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

    Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!