Kryeministri i Kosovës, Advdullah Hoti ditën e nesërme, 12 Qershorin -Ditën e paqes do ta fillojë me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, por tjetër agjendë ka bashkë partiakja e tij, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net
Osmani vetëm gjysmë ore pas Hotit, bashkë me komandantin e përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”
Ndërkohë, Osmani e cila nuk e ka në agjendë fare shkuarjen te varri i Ibrahim Rugovës, pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë në mbjelljen 1133 luleve në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës
Agjenda e kryeministrit Hoti:
Agjenda e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani për datën 12 qershor
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dr.Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”(9:30)
Seanca Solemne për 12 Qershorin – Ditën e Paqes (11:00)
(Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës)
Kryetarja dr. Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit në Bllacë (17:30)