Kryeminsitri në detyrë, Avdullah Hoti, në momentin e ndërrimit të motmoteve e ka vizituar stacionin policor në Rahovec, siç ka thënë, për të treguar respektin ndaj policëve mbarë Kosovës që në këto momente nuk ndodhen me familjet e tyre, por në krye të detyrës.
“Ka qenë vit i vështirë për juve, mjeket, infermierët dhe të tjerët që kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë”.
“Meritoni respektin më të madh. Unë di që krahas mjekëve dhe infermierëve, keni pasur numrin më të madh të të infektuarve dhe plot raste që kolegë kanë humbur edhe jetën dhe sonte në këtë natë dua t’i shpeh ngushëllime familajrëve dhe juve për humbjen e kolegëve tuaj dhe t’ju përgëzoj për punën që e bëni”.
“Ju uroj shëndet dhe sukses në vitin 2021. Do jemi bashkë në sfidat e radhës”, deklaroi Hoti.
Ai po ashtu u shpreh se viti 2021 do jetë shumë më i mirë sepse si pjesë të programit qeverisës e kanë pjesë edhe ligjin për sigurime shëndetësore për policët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.