Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se kush do të udhëheqë me dialogun. Ndërkohë që tha se edhe vet presidenti Thaçi e ka të qartë këtë.
Hoti këtu përmendi Kushtetutën duke thënë se është e qarë se kompetencat e udhëheqjes së dialogut i takojnë kryeministrit të vendit. Ai madje tha se këto kompetenca nuk do t’i transferoj të askush.
“Nëse e shihni Kushtetutën është e qartë se kush udhëheqë me procesin e dialogut, këtë e ka të qartë edhe presidenti. Unë do t’i ushtroj plotësisht kompetencat e mia, nuk do t’i transferoj te askush”, është shprehur Hoti në Pressing.
“Edhe presidenti e ka të qartë kush do të udhëheqë me dialogun”, tha Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.