×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe drejtorin e Doganave

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 19:42

    Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës, Ilir Murtezaj dhe ai i ATK-së, Ibrahim Xhaka.


    Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media, shkruan Reporteri.

    Kryeministria po ashtu ka bërë të ditur edhe emrat e rinj që janë emëruar në këto pozita.

    Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, është emëruar Bajram Rexha, kurse ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, është emëruar Ekrem Hysenaj.

    “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”.

    “Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thekson njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!