Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi ka falënderuar Eurodeputetin gjerman, Peter Bayer, sepse ky i fundit tha se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani.
Hoti në postimin e tij shkroi se Kosova është e bekuar që ka miq në CDU dhe Bundestag. Ai u shpreh se LDK ka kontribuar shumë në ndërtimin e kësaj miqësie.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, ka thënë Beyer.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Faleminderit Peter.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka në CDU dhe Bundestag.
Lidhja Demokratike ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie, të cilën duhet ta ruajmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.