Kryeministri Avdullah Hoti ka fajësuar Vetëvendosjen për rritjen e rasteve me Covid-19, por ia ka atribuuar edhe festës së Fitër Bajramit më 24 maj.
Hoti gjatë raportimit para deputetëve tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore, shkruan Reporteri.net.
“Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore janë. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve. Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori I VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër”, tha Hoti.
Ai shtoi se këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.