Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.
Ai në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Washnigton, Kosovë – Serbi.
“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.
Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se Kam theksuar se në takimin me presidentin e Këshillit Evropian ka theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian.
“Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.
Kam theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE”, ka shkruar Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3397819233612740?__xts__%5B0%5D=68.ARBjHkiPY4QgrBVd5kLGmqRjaEPqwv9ZdFw_I-bBJaR20Y-jAnbIblYBFoN7h14GCbUQHbilXgxmA8hYV0-3K-_w6KM5b2gU2fMl4_-h1rS6UVdDMXc6nYLXSwnG_9xDCIepKO5RZGTSN9nWGpiUr_3ih8mScLrHHg2qfRqdqjYQKyPlVg9lnU_PGRQlGY8E-99hp4hLLXP8D_WAHA6Osnu2I4UfVr_4SNl1Jf1YEQj9QhiFKTj_96wH5L1zxuDJR5Rxu7N5Tgp3ovFLn1yOQch2misvscS6rXsVeZS1KIuV5z9D5jKTdxxPy6yWrOjIRnN5To9ado52PHC2ErW9_RUXJg&__tn__=-R