×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për letrën e Pompeos dërguar Kurtit, tregon qëllimin final të qeverisë

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 11:38

    Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka reaguar pas letrës që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar dje kryeministrit Albin Kurtit.


    Hoti, nuk ka treguar detaje, por ka thënë se mesazhi i SHBA-ve është i qartë dhe sipas tij e mirëpresim rolin kyç të SHBA-së.

    “E mirëpresim rolin kyc të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në Twitter.

    Ai thotë se letra është e qartë dhe se qëllimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke.

    “Letra e sekretarit Pompeo është e qartë, dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Hotit.

    Kurti e ka marrë dje letrën nga sekretari Pompeo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!