×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për marrëveshjen me Listën Serbe

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 20:19

    I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar sonte emrat e kandidatëve për ministra nga radhët e LDK-së.


    Hoti ka folur edhe për marrëveshjen me Listën Serbe.

    “Çështja e marrëveshjes me Listën Serbe është një marrëveshje mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, në bazë të praktikave që gjithmonë janë lidhur marrëveshje me Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve tjera jo shumicë”, tha Hoti.

    Ai ka thënë se kjo marrëveshje në mes të dy partive do të publikohet.

    “Marrëveshjen do ta bëjmë publike. Unë e marrë për obligim që ta bëjmë publike shpejt atë marrëveshje”, tha Hoti.

    Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!