Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka ftuar qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Hoti thotë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ju kanë premtuar mbështetje përfaqësuesve të shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme janë në krye të detyrës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Hotit:
Ballafaqimi me virusin #COVID19 është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit.
Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, takuam përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme janë në krye të detyrës. Atyre u premtuam mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit.
Ftoj qytetarët që t’i ndihmojmë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe të mbrohemi, duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit.
#QeveriaHoti #RKS
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3356110857783578?__xts__%5B0%5D=68.ARDpRF00zz0ZICBWzVWz-4mILy_fjsz0DcVZmNH5VLB9yuOE4TF6KTvnZfgP9ekiFHQTIdP0E8UQqEh9eO8CXiYxmuvCI26KMz7EgO8be1Qx_vZ3QrSx6vxOj6w7Wdl3qCFzILHwFLAm5jMySQ2P91kLCyg-82hqTxRA_pMBsv2JkaQy7larW66a-HepnFrDvScEf5jJMoxf6BvHuXFIltwijGsWZBeJt9jeD2xQJKpyvqvIjdZF9ObGE6qOVKtL-7V8bk2CHFyuWvLY7hT6r-i4lZwR98y3EWZEfFMRAOTlt52xTsGEzB5xKGIJjOf2vuXFndO5oF-p5cyolQiWhJG1_Q&__tn__=-R