×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Fundi i mandatit të Qeverisë Kurti, asnjë rezultat në terren për katër vite

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 14:08

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se janë qesharake reduktimet e borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, shkruna Gazeta Online Reportreri.net.

    Sipas tij, pushteti ka bërë veprime joligjore dhe se ky rast nuk është i vetëm që ka tendencë për korrupsion të pastër.

    “Janë bërë veprime joligjore në reduktimin e borxhit në shifra qesharake. Nuk është rasti i vetëm për tendencë për korrupsion të pastër. Unë kam ngritur plot çështje, tek deklarimet jashtë rendit të ditës, që përbëjnë bazë të qartë për korrupsion qeveritar”, tha deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti para deputetëve të pranishëm sot në Kuvend.

    “Në fund të mandatit katër vjeçar nuk shohim asnjë rezultat në terren nga kjo qeverisje”, shtoi Hoti.

    “Korrupsion janë edhe kontratat njëburimore, 2,223 kontrata njëburimore. 273 milionë euro të lidhura me kontrata njëburimore. Vetëm në tre mujorin e dytë të 2024 janë 15 milionë euro kontrata njëburimore të lidhura”, tha deputeti i LDK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!