Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin publik, shkruan Reporteri.
Hoti është shprehur se kjo nuk pritet të ndodhë pasi është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit.
“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti.
Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media, ka folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe sipas tij, arritjet e qeverisjes së tij.
Hoti, ndër tjera, theksoi se është dashur punë që qeveria e tij ta kthejë partneritetin me disa vende. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.