×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i ashpër me Mimoza-Kusarin: Ti sa herë i ndërron karriget, i ndërron pozicionet

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 13:10

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit ka pasur një përplasje me deputeten Mimoza Kusari-Lila.


    Deri te përplasje ka ardhur pas diskutimeve rreth temës së mini-shengenit, për çka deputetja Kusari-Lila ka akuzuar Hotin për ndërrim të qëndrimeve, shkruan Reporteri.

    Hoti ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke i thënë Kusari-Lilës se ajo i ndërron qëndrimet sa herë që i ndërron ulëset.

    “Nuk ka asgjë të cilës ne po i bashkohemi, po negociojmë një marrëveshje për lëvizje të lirë, me Kosovën si shtet i barabartë, unë nuk i ndërroj pozicionet ti e di mirë këtë, por ti sa herë i ndërron ulëset i ndërron pozicionet”, është shprehur Hoti.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!