Kryeministri Avdullah Hoti sot në një konferencë për media është shprehur i bindur se qeveria që udhëheq ai do ta çojë mandatin deri në fund.
Ai ka thënë se nuk sheh arsye të ndodh e kundërta.
“Agjendën e keni parë, do të vazhdojmë me punë për vendosjen e ligjshmërisë, e jam i bindur që do ta çojmë mandatin deri në fund, nuk shoh arsye të ketë zhvillime tjera”, ka deklaruar Hoti, shkruan Reporteri.net.
Por Hoti ka deklaruar se edhe nëse rrëzohet qeveria, kryeministrit të ri do t’ia lë situatën shumë më mirë se që e ka marrë personalisht.
“Edhe nesër nëse bie kjo qeveri, do të dalim me të njëjtin integritet që ditën e parë që kemi ardhë në qeveri. Do t’ia dorëzoj kryeministrit të ardhshëm në situatë shumë më të mirë që e kam marrë detyrën”, tha ai.
Hoti tha se ish-kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e izoloi Kosovën dhe se qeveria e tij e rikthej partneritetin me SHBA-të dhe vendet tjera. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.