Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij është e hapur për një marrëveshje të shpejtë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re të vendit.
Hoti ka deklaruar se është brengosëse se si deri më tani partia e Albin Kurtit nuk është pajtuar me LDK’në.
‘’Brengosëse pse VV’së i duhet i gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë krejt kësaj periudhe, kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë”, është shprehur ai në RTV21.
Hoti ka thënë se “LDK’ja kurrë nuk u ka ikur përgjegjësive, dhe i ka bartur mbi supe kritikat e shumta”.
Ndryshe, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, paralajmëroi se këto dy parti do të takohen gjatë kësaj fundjave për të qartësuar gjithcka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.