Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka akuzuar për mashtrim presidentin Hashim Thaçin.
Hoti ka thënë se pohimet e presidentit se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”, janë të pavërteta.
Ai ka shtuar se Thaçi po vepron në kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese.
Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:
Institucione kredibile te shteteve mike, që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan sot se pohimet e Presidentit të Kosovës se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit” janë të pavërteta.
Rrjedhimisht, këto deklarime të Presidentit janë mashtrim i opinionit.
Me veprimet e tij tash e sa kohë, Presidenti po vepron në kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.