×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i LDK-së thumbon partinë e Ahmetit: Pikat e PAN-it në Kuvend kalojnë veç kur e kanë përkrahjen e PSD-së

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 17:34

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat e pozitës.


    Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend.

    Ai ka shtuar se si opozitë do të vazhdojnë të luajnë rolin e vet deri në rrëzimin e Qeverisë.

    “Në Kuvendin e Kosovës kalojnë vetëm pikat e pozitës, natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD-së. Kryetari i Kuvendit që e quan veten shef të PAN-it nuk merr asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e ka futur Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë. Faktikisht u bë një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jo demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë formë të të bërit opozitë deri në rrëzimin përfundimtar të koalicionit qeverisës”, tha Hoti.

    Ndërsa Hoti e thumbon PSD-në se po e mban në “këmbë” Qeverinë aktuale, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj mbrëmë në një emision ka thënë se kanë nisur një bashkëpunim muajt e fundit me LDK-në pikërisht për rrëzimin e qeverisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!