×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i reagon Veselit: Listat e fryera të veteranëve i zbardh vetëm drejtësia e guximshme

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 16:02

    Pas deklarimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nismën e një komisioni hetimor për listat e fryra të veteranëve, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se këtë çështje nuk e zbardh Komisionit Hetimor Parlamentar, por drejtësia e guximshme.


    Me këto nisma ai tha se këta të fundit po kërkojnë për të larë vetën.

    “I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që ju mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor. E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten.Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve”, tha Hoti për kp.

    Si Lidhje Demokratike ai u zotua se në qeverinë e ardhshme, do të sigurohen për të pasur një gjyqësorë të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të vendit.

    Iniciativa e re e Veselit: Komision Hetimor për listat e veteranëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!