×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i vendosur, thotë se nuk do t’ia kalojë presidentit kompetencat për dialogun

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 10:36

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka mohuar se ia ka transferuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kompetencat për dialogun me Serbinë.


    Pas mbledhjes së qeverisë ku u vendos për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, Hoti ka thënë se Qeveria do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

    Kjo sipas tij, është e garantuar edhe në bazë të Kushtetutës.

    “Kryeministri në bazë të kushtetues e udhëheq dialogun. Nuk do t’i transferoj asnjëherë kompetencat te presidenti. Dialogu udhëhiqet nga qeveria”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!