×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ia shuan shpresat Haradinajt: Nuk ka dakordim për emrin e tij për president

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 21:23

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së presidentit, konkretisht për kandidaturën e Ramush Haradinajt.


    Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota për zgjedhjen e presidentit, dhe se duhet së paku përfshirja e një pjese të opozitës.

    “Nuk ka dakordim as për emrin e tij, as për një propozim tjetër, kjo nuk është diskutuar”, ka thënë Hoti në Pressing në T7, shkruan Reporteri.net.

    Hoti ka thënë se nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë zgjedhjet e reja janë përpara.

    Kryeministri ka thënë se pret që partitë të mblidhen dhe të mbajnë një tryezë dhe aty të mësohen të gjitha qëndrimet e partive politike sa i përket çështjes së presidentit.

    I pyetur se a ka përplasje mes tij e Haradinajt, kryeministri Hoti ka mohuar këtë.
    “S’kam përplasje me askënd, kam agjendën time të qartë, agjenda ime bazohet ne programin tonë qeverisës, dhe dialogu duhet të vazhdojë mbi parimet e qarta, të cilat janë: nuk ka biseda për integritet territorial, nuk ka biseda për Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të mbyllet me marrëveshje reciproke”, tha Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!