Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj.
Ai madje buxheti për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.
“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”.
“… është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur. Të urdhërojnë grupet për të bërë ndryshime edhe ta miratojmë”.
Këto komente ai i bëri kur bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica vizituan qendrën Handikos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.