×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti jep lajm të keq: Ishte në plan që me 1 korrik të lejoheshin dasmat, tani vështirë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 17:17

    Nga data 1 korrik ishte paraparë të lejohet organizimi i dasmave, hapja e lokaleve të natës e organizimi i shumë ahengjeve të tjera.


    Por një gjë ka gjasa duket që nuk do të ndodhë.

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media deklaroi se do të ndalojnë grumbullimin e qytetarëve prej më shumë se 100 persona.

    I pyetur nga mediat se a do të hapen dasmat, pishinat e lokalet e natës, Hoti ka lënë të nënkuptohet se vështirë se mund të ndodhë kjo pas rritjes së rasteve të reja me coronavirus, shkruan Reporteri.net.

    “Para një jave kur e kemi shqyrtuar situatën plani jonë ka qenë që me 1 korrik të lëvizim në atë drejtim, me gjendjen të cilën po përballemi, vështirë se mund të lëvizim në atë drejtim”, ka deklaruar Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!