Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shtuar se për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm.
Postimi i tij:
Programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, prandaj edhe e kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg!
Për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm, prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore.
Rruga përpara ka shumë sfida dhe na pret angazhim e përkushtim i vazhdueshëm, prandaj edhe në mbledhjen e qeverisë sot, kërkova që ministrat nga resorët e ekonomisë të fillojnë sa më parë me hapat e nevojshëm për zbatimin e masave në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike!
#QeveriaHoti #RKS
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.538814562846569/3390204947707502/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBbrHunL-w0KUVKW-MtNOend7hOkaumq_dTlrX00CSug1PMW0Iiz1vaSJd5VoYAsaw_7GlK6g5f3kwFEOG9O5v1yL73PdXQfSMs2GFo_2f1j6z-Vorvai0-fF3-IJIQyUrotiFyLQSSRLUlp0TmA7DeqEw12EIOOaT-F1Lt6GQMJrjlvA29obdgodIz0DjwLBSSDZQ_rpCQpFgXTo4mb3B7lZaPaRDCTUSvy0u2npxU6IkVUv6vKX4bBlutPKSktfS3DCEPlw7ULj08BH0bVoBe1MqBIoKLSNqu69BehPen4orbl_uUaZPkqodLl0_Ddf3gjoVaSwHVAW3WxvS-AWZuAw&__tn__=-R