×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon nga Bosnje e Hercegovina t’i heq vizat për kosovarët

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 12:02

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Šefik Džaferović, të cilit i ka kërkuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.


    Po ashtu kryeministri Hoti thotë se ka shprehur gatishmërinë për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.

    E falënderova z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

    Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

    Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!