×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon nga VV e PDK nga një përfaqësues për takimin në Washington

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 16:48

    Kryeministri Avdullah Hoti thotë se ka kërkuar nga partitë opozitare që t’ia propozojnë dikë, që ai ta marrë me vetë në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.


    Hoti akoma nuk e ka caktuar delegacionin me të cilin do të udhëtojë në Washington për takimin e 4 shtatorit, por thotë se ai do të jetë gjithëpërfshirës.

    “Jemi duke e finalizuar delegacionit, që kryesohet nga unë, në bazë të Kushtetutës. Do të përfshihen të gjithë, pa përjashtim”, ka thënë kryeministri në konferencë për media.

    Ai ka treguar se ka dërguar letra te partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e PDK’ja për t’i propozuar përfaqësues që do të përfshiheshin në delegacion.

    “Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letra te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Do të jem i hapur që të krijojmë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcat politike”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!